Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet motoristi

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Vitomiricë, lëndohet motoristi

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e… Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e së enjtes në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës 15:15, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit motoristi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti./lajmi.net/

Sipas informacioneve te publikuara nga Lajmi.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Lajmi.net

Shpërndaje:FacebookWhatsApp