Një situatë e pazakontë është krijuar në futbollin kosovar, pasi FC Ballkani dhe SC Gjilani kanë publikuar njoftime për Bleart Tolajn brenda të njëjtës ditë.
FC Ballkani fillimisht ka njoftuar se Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, duke theksuar se futbollisti do të vazhdojë të jetë pjesë e objektivave të klubit suharekas.
Ndërkohë, vetëm pak kohë më pas, SC Gjilani ka publikuar komunikatë ku ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Bleart Tolajn për një kontratë dyvjeçare, duke e prezantuar atë si pjesë të familjes kuqezi.
Kështu, i njëjti futbollist është shpallur nga dy klube të Superligës, duke krijuar paqartësi të madhe për të ardhmen e tij.
Mbetet të shihet se cili është statusi real kontraktual i Tolajt dhe nëse njëra nga palët do të tërheqë ose sqarojë njoftimin e saj.
Pritet reagim nga FC Ballkani, SC Gjilani apo vetë futbollisti për të sqaruar këtë situatë të rrallë në futbollin kosovar.
