Të enjten, më 2 korrik, në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të shpeshta.
Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen dhe të sjellin reshje lokale shiu, rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, ndërsa në disa zona ekziston mundësia edhe për breshër.
Vende-vende mund të ketë rrebeshe më intensive dhe shtrëngata të fuqishme, të cilat mund të shkaktojnë probleme të përkohshme në komunikacion, vështirësi për punët në terren dhe rrezik nga rrufetë.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes, sidomos në zonat malore dhe hapësirat e ekspozuara, si dhe të sigurojnë automjetet e pajisjet që mund të dëmtohen nga era e fortë ose breshëri.
Kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
