FC Ballkani prezanton Erlis Xhemajlin si përforcim të ri

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Erlis Xhemajli, i cili nga sot do të jetë pjesë e skuadrës portokalli e zi.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin 22-vjeçar, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri.

“FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mesfushorin Erlis Xhemajli, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ballkani i ka uruar mirëseardhje Xhemajlit dhe suksese me fanellën portokalli e zi.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp