FC Ballkani prezanton Ardit Nikën si përforcim të ri

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e portierit Ardit Nika, i cili do të jetë pjesë e skuadrës portokalli e zi për sezonin e ri.

Portieri 28-vjeçar i bashkohet klubit suharekas me synimin për të rritur konkurrencën dhe sigurinë mes shtyllave.

“Nika pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin në sfidat që na presin gjatë sezonit të ri”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Klubi i ka uruar mirëseardhje Ardit Nikës dhe suksese me fanellën portokalli e zi.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp