Rrëfim shqetësues nga kufiri Serbi-Kroaci: familja kosovare pretendon se iu morën 2 mijë euro

Një rast i raportuar nga avokati Arianit Koci ka ngritur shqetësime për trajtimin e qytetarëve të Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi.

Sipas rrëfimit të bërë publik, një qytetar nga Kosova pretendon se gjatë daljes nga Serbia, në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, është ndaluar së bashku me familjen dhe është përballur me kontroll të detajuar.

Ai pretendon se pas kontrollit të telefonave dhe sendeve personale është kërcënuar me arrestim dhe paraburgim, ndërsa në fund, nga frika, ka dorëzuar shumën prej 2 mijë eurosh.

Avokati Koci ka theksuar se identiteti i qytetarit është verifikuar, por mënyra e zhvillimit të ngjarjes ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga autoritetet.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që përjetojnë raste të ngjashme t’i dokumentojnë ato dhe t’i raportojnë te institucionet përkatëse, përfshirë policinë dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Burimi: Shiko burimin

Shpërndaje:FacebookWhatsApp