Bytyqi: Lojërat e Kurtit po e dergojnë vendin në zgjedhje
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në një deklaratë për rtv21 i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të LVV-së të cilët kanë thënë se i ka votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkojnë konsensus për presidentin.
Sipas deputetes Bytyqi, një qasje e tillë e LVV-së e ka dërguar vendin në zgjedhje edhe … Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në një deklaratë për rtv21 i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të LVV-së të cilët kanë thënë se i ka votat për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkojnë konsensus për presidentin.
Sipas deputetes Bytyqi, një qasje e tillë e LVV-së e ka dërguar vendin në zgjedhje edhe në dhjetor si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje që do ta përfshinte edhe zgjedhjen e presidentit. “Kjo qasje është shumë e gabuar, sepse po shkon pikërisht si në muajin dhjetor, kur shkuam në zgjedhje me këtë qasje se ne i formojmë institucionet, njëherë zgjedhet Qeveria e më pas presidenti.
Kështu ka shkuar si procedurë jo e rregullt. Edhe tani, nëse vazhdon kjo lojë e LVV-së, vendi do të shkojë në zgjedhje. Prandaj, paraprakisht duhet të bëhet një marrëveshje politike.
Mirëpo, ne e dimë të gjithë se partia e parë fituese është dashur qysh moti t’i fillojë negociatat për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që të mos vijë deri te dita e fundit, kur nuk mund të gjendet asnjë zgjidhje dhe vendi të shkojë sërish në zgjedhje. Nuk kemi ndonjë rezultat pozitiv.”, tha ajo./RTV21/21Media
Sipas informacioneve te publikuara nga RTV21, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.
Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.
Burimi: RTV21
