Opinionisti dhe profesori universitar Rrahman Paçarizi ka kritikuar partitë politike në Kosovë për situatën e krijuar dhe mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
Paçarizi e ka cilësuar si “hipokrizi të përbashkët” qasjen e partive politike, duke thënë se qytetarët po detyrohen vazhdimisht të dalin në zgjedhje për shkak të paaftësisë së liderëve për të arritur marrëveshje dhe për të krijuar institucione funksionale.
Sipas tij, në rast se vendi dërgohet përsëri në zgjedhje, një bojkot masiv nga qytetarët do të ishte përgjigjja dhe mësimi më i mirë për klasën politike.
Ai vlerësoi se partitë nuk mund të vazhdojnë t’ua bartin qytetarëve përgjegjësinë për bllokadat politike që krijohen nga vetë ato.
