Afërdita Suka është deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman dhe vjen nga Bllaca e Suharekës.
Ajo garoi me Partinë e Gjelbër në Landin e Berlinit, që sipas exit-poll, ka arritur të fitojë një numër të konsiderueshëm ulësesh, 114 të tilla, apo 14.3% të votave.
Suka për shumë vite ajo është angazhuar në Gjermani në mbështetje të emigrantëve, duke u vlerësuar edhe me çmime të ndryshme. Ajo garoi në një lagje të banuar pak nga shqiptarët, e megjithatë mbështetja nga komuniteti për të ishte tepër e madhe.