Policia e Kosovës dje në Prizren ka arrestuar një 19-vjeçar për veprën penale “posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar gjatë kontrollit të automjetit që ai voziste dhe i është gjetur një armë të tipit revole së bashku me një karikator.
“Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/ Kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policor kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt hetimore.