KFOR-i pas marrëveshjes për targat: Dialogu është çelësi për stabilitet në të gjithë rajonin

Kosova dhe Serbia gjatë ditës së sotme në Bruksel kanë arritur marrëveshjen për targat. E për këtë ka reaguar edhe zëdhënësja e NATO -s Oana Lungescu, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen për de-përshkallëzimin e situatës.

“Ne mirëpresim marrëveshjen për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara në Kosovën veriore të arritur sot midis Beogradit dhe Prishtinës, nën kujdesin e Dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka shtuar se KFOR-i do të luaj rol themelor në përputhje me Rezolutën 1244, rezolutë kjo që mandaton KFOR-in në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë një rol themelor për të siguruar zbatimin efektiv të tij, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandaton KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka shtuar ajo.