Futbollisti me prejardhje serbo-boshnjake, Ognjen Vranjes është penalizuar nga UEFA për tatuazhin e tij në dorë.
Lojtari kishte bërë dy vite më parë tatu fytyrën e kriminelit serb, Momcilo Cujic, dhe për këtë ai ishte përjashtuar edhe nga Kombëtarja e Bosnjës.
Aktualisht, Vranjes luan në skuadrën greke AEK dhe tatuazhin që ka bërë kriminelin e Luftës së Dytë Botërore e ka në krahë, ku duket haptazi.
UEFA i ka dërguar një paralajmërim boshnjakut, se me atë tatuazh nuk mund të luaj në garat evropiane.
Krimineli, Cujic me grupet e tij çetnike kishte kryer maskara të mëdha në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë në fund të vitit 1942 dhe në fillim të vitit 1943.
