Jo të gjithë votuesit në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri e kanë regjistruar vetëm një herë shenjën e gishtit në pajisjen e Identifikimit Elektronik. Nga kryqëzimi i të dhënave në serverin qendror, në të gjitha qarqet e vendit janë evidentuar rreth 1 mijë raste me parregullsi, mes tyre dhe vetë operatorët të cilët kanë qenë përgjegjës për pajisjen.

“Panorama që kemi në rang vendi për gjetjet e sistemit flet për rreth 1 mijë raste të dyshuara dhe bëhet fjalë për nënshkrim elektronik të shumëfishtë. Pasi të kryhet auditimi, KQZ këto gjetje do ia referojë prokurorisë”, është shprehurPelinku.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku, në një intervistë për Klan News thotë se Prokuroria pasi të marrë të dhënat do duhet të ndajë veprimin për votimin e dyfishtë ma ata të cilët kanë pasur qëllim mbarëvajtjen e punës.

“Si pasojë e hetimit të mëtejshëm që Prokuroria do duhet të bëjë, nëse do të rezultojë se këta persona përveçse kanë nënshkruar më shumë se 1 herë edhe kanë ushtruar të drejtën e votës më shumë se 1 herë, kjo përbën krim zgjedhor dhe pasojat dihen. Pjesë e hetimit duhet të jenë dhe personat e përfshirë me veprimet apo mos veprimet e tyre kanë lejuar veprat e paligjshme.

Do duhet të ndahet nëse veprimi është kryer me qëllim mbarëvajtjen e punës, për mos bllokimin e procesit zgjedhor për shkak të radhës apo mos familjarizimit të mjaftueshëm të operatorit me pajisjen. Kjo duhet ndarë me patjetër nga ato raste ku qëllimi ka qenë shkelja për votim të shumëfishtë”, është shprehur Lealba Pelinku

Në javën e parë të tetorit, KQZ pritet të rinumërojë 10% të qendrave të votimit. Sipas Pelinkut synimi është evidentimi i parregullsive të procesit.

“Synimi i kryerjes së auditit të sistemeve të teknologjisë që lidhen me votimin dhe numërimin është ai i verifikimit nga KQZ se si këto sisteme kanë funksionuar dhe të dilet me gjetjet lidhur me operimin e këtyre sistemeve, sic do të jetë dhe këqyrja e materialeve zgjedhore”, ka thënë Pelinku.

KQZ do të përzgjedhë në mënyrë rastësore për rinumërim 519 qendra votimi.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT