Kandidati për kryetar të komunës Dr.sc. Murtez Zekolli, sot vazhdoi me fushatën elktorale në qytet

Së bashku me kandidatët për këshilltar të Kuvendit Komunal nga kjo pjesë e qytetit, znj. Sheqerije Zyrapi dhe z. Arbër Elshani, dhe me qytetarë bashkëbiseduan lidhur me prioritetet dhe nevojat e qytetit të Suharekës.

Me propozimin e znj. Sheqerie Zyrapi dhe z. Arbër Elashni, si dhe bazuar në nevojat e qytetit në mandatin tonë qeverisës do të realizojmë projekte të shumta.

Prioritetet tona për qytetin e Suharekës:

1. Shkolla për personat me nevoja të veçanta;2. Ndarjen e një rruge të veçantë për Q.K.M.F për raste emergjente;3. Rregullimi i parkingjeve egzistuese dhe krijimi i hapsirave të reja për parkingje;4. Shenjëzimi i rrugëve ;5. Vendosja e semaforave në pikat kyqe të Qytetit dhe fshatrave;6. Ndertimi i aneksit të ri shkollor për Sh.F.M.U “7 Marsi”;7. Rregullimi i probablemit të ujit të rrjedhshëm;8. Zgjidhja e problemit për qentë endacak;9. Vendosja e shkallëve emergjente në të gjitha ndërtesat kolektive dhe institucionet komunale;10. Rregullimin e ashensorëve aktual dhe vendosjen e tyre në ndërtesat ku është e nevojshme;11. Rregullimi i kanalizimeve në lagjet e ndryshme të qytetit;12. Mirëmbajtja e lumit dhe hapsirës rreth lumit.

Artikull i Sponzorizuar: PDK – Suharekë