Me iniciativë të asambleistit Ndrecaj, ka filluar ndërtimi i kapellës së qytetit

Dje është vu gurthemeli i kapellës e cila do të jetë në shërbim të banorëve të Shirokës dhe Suharekës.

Kjo kapellë është përkrahur nga këshilli i Xhamisë në Suharekë, ndërsa shpenzimet janë mbuluar nga banorë të vullnetit të mirë nga Shiroka dhe Suhareka.

Bashkim Ndrecaj i cili është edhe iniciatori i ndërtimit të kësaj kapelle, në fjalën e tij gjatë vënjës së gurthemelit, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur.

“Sot u vu gurthemeli i Kapellës e cila do të jetë në shërbim për nevojat e banorëve të Qytetit si dhe banorëve të Shirokës.

Kjo iniciativë e imja e përkrahur nga Këshilli i Xhamis së Suharekës dhe Kryesisë së Shirokës po fillon të realizohet sot.

Ky është një financim nga banorët e Qytetit të Suharekës dhe Fshatit Shirokë.

Dua të falenderoj donatorët që janë qytetarët e Qytetit si dhe të Shirokës të cilët kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar financiarisht për ndërtimin e Kapellës.”