Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Prizren mes një automjeti dhe një çiklisti, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar çiklisti, i cili më pas është dërguar për trajtim në QKUK.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.