Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë bërë pagesat e para për shtesat e fëmijëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka njoftuar se këto shtesa janë ekzekutuar për 16 mijë e 1 pranues.
Tutje ai ka shtuar se 831 prej tyre kanë pasur të dhëna të pasakta dhe kësisoj janë udhëzuar t’i përmirësojnë ato.
“831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar ai në Facebook.