Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, KQZ-ja është duke bërë të gjitha përgatitjet e duhura që procesi zgjedhor të shkojë mirë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se po punojnë që gjithçka të jetë gati për ditën e zgjedhjeve.

Ai ka konfirmuar se në ditën e zgjedhjeve votuesit nuk do të duhet ta paraqesin dëshminë e vaksinimit ose rezultatin negativ të ndonjërit nga testet për COVID-19.

Elezi ka thënë se duke kërkuar dëshminë e vaksinimit do të kufizohej e drejta e votës që është e drejtë kushtetuese.

“Për këtë proces zgjedhor, për dallim nga ai i 14 shkurtit, e dimë që kërkohet vaksina për të pasur qasje në institucione, kafeteri dhe aktivitete të tjera. Sa i përket çështjes së votimit në ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar ose se kanë rezultuar negativ në njërin nga testet për COVID-19. Nuk do të ishte korrekte dhe gjithashtu nuk është në përputhje me të drejtën kushtetuese që të kufizohet e drejta e votës me një dëshmi të vaksinimit. Deri më tani e dimë në bazë të të dhënave që nuk është bërë akoma vaksinimi i të gjithë qytetarëve, në këtë rast edhe i qytetarëve me të drejtë vote, prandaj nëse ne kërkojmë dëshmi të vaksinimit atëherë i bie që shumë prej qytetarëve do të përjashtoheshin nga ushtrimi i të drejtës së tyre për të votuar”

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT