Dr.Ardian Shala merrë pjesë në fillimin e vjeljes së rrushit, në manifestimin tradicional, festës identitare të komunës tonë, Suharekës.

Isha i nderuar të marrë pjesë në fillimin e vjeljes së rrushit, në manifestimin tradicional, festës identitare të komunës tonë, Suharekës.

Tradita e vjeljes së rrushit, tashmë është e lidhur ngushtë me “Festarin” tonë, ku miqësia, shoqërimi, argëtimi, sporti dhe kultura vendore është bërë standard i komunikimit tonë me komunat tjera dhe më gjerë.

Suhareka me rrushin ka lidhje të moçme, traditë e lashtë, e dokumentuar si origjinë e si mjedis.

Agrokosova Holding me vreshtat e saj, tashmë janë brend i njohur dhe komunës tonë ia shton praninë në tregjet vendore e ndërkombëtare. Kjo do vlerësuar dhe lavdëruar.

Dihet se rrushi ynë ka cilësi unike, me mikroklimë të përsosur për rritjen dhe kultivimin e rrushit.

Pandemia ka kufizuar aktivitetet tona, por në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës, “Festari” do të merr cilësi të reja dhe do të bëjmë që vjelja e rrushit të jetë atraksion, më i madh dhe më i begatë me mysafirë nga tërë Kosova.

Ne do ta bëjmë “Festarin” të shkëlqejë më shumë!

Njofton në facebook Dr.Ardian Shala