Kampionati evropian i futbollit “Euro 2024” do të mbahet në Gjermani.
Tashmë faqja zyrtare e ka publikuar edhe logon zyrtare të kësaj kampanje, shkruan Sheshi.info
Ajo që bie në sy është që kufijtë e Republikës së Kosovës nuk janë të ndara dhe sipas UEFA-s Kosova ende mbetet pjesë e Serbisë.
Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera. Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë kur UEFA bënë këso lëshimesh kur bëhet fjalë për kufijtë e Kosovës.
Mbetet që të shihet në ditët në vijim se si do të reagojë Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës.