Me panoramë nga Dubai e varësen e artë me simbol shqiponje, Arta Nitaj

Bukuroshja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë një prej femrave më të komentuara në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka bërë të ditur se bashkë me shoqen e saj, ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Tutje, Nitaj publikoi edhe një tjetër fotografi nga dhoma e hotelit, ku shihej e veshur me robdeshambër, ndërsa në prapavijë mund të shihej një panoramë e Dubait.

Arta përndryshe në pak javë do të festojë ditëlindjen e saj, teksa për ta festuar atë, bashkë me shoqen e saj Stinën, kanë zgjedhur një pushim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.