Katërmbëdhjetë për qind e shkëmbinjve koralorë në gjithë botën janë zhdukur brenda dhjetë viteve, tregoi një studim.
Sipas revistës “The Week”, Rrjeti Global i Monitorimit të Shkëmbinjve Koralorë (GCRMN) ka publikuar një studim në të cilin janë monitoruar shkëmbinjtë koralorë në mbarë botën.
Studimi, i cili thuhet se është më i madhi që ka analizuar gjendjen e gumës koralore, ka mbledhur 300 shkencëtarë nga 73 vende. Studimi ka zbuluar se 14 për qind e koraleve janë zhdukur për shkak të ndryshimit të klimës në periudhën 2008-2019.
Shkencëtarët kanë deklaruar se rritja e temperaturës së sipërfaqes së detit për shkak të ngrohjes globale është faktori kryesor në dëmtimin e koraleve, ndërsa peshkimi i tepërt dhe rritja e aktiviteteve në bregdet janë po ashtu faktorë në zhdukjen e koraleve.