Sot mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër në vend do të ketë reshje shiu.Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu, derisa të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesish i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive.