Në bashkëbisedim me qytetarët, së bashku me kandidaten për asamble, Qëndresa Shala, vumë në pah problemet me të cilat ballafaqohen, por, qeverisja e mirë në katër vitet e ardhshme, do t’i jep zgjidhje problemeve ekzistuese.

Ky fshat me kulturë e traditë pune, do të jetë në fokus të interesimit të qeverisë sime e që ka të bëj me stimulimin dhe subvencionimi i fermerëve për bujqësi.

LDK e vlerëson këtë angazhim, për më tepër, bujqësinë e konsideron degë të ekonomisë me interes nacional.

Planet tona për Nepërbishtin kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e fshatit bazuar në prioritetet e qytetarëve.

Plani jonë investiv këtu konsiston në rregullimin e përfundimin e kanalizimit të ujërave të zeza, përfundimi i trotuareve, rregullimi i të gjitha rrugëve lokale, rregullimi i shtratit të lumit nga ura e poshtme e deri te “Ura e UÇK-së”.

Me këto investime qeverisja e LDK do jetë shembull se si të punohet për interesin qytetar, pa dallim.

Bashkë me qytetaret, do ta bëjmë ndryshimin.

Suhareka për të gjithë!

Artikull i sponsorizuar: LDK- Suharekë

TE FUNDIT