Muharremaj: Më kanë mbetur disa projekte të papërfunduara, dua t’i mbaj premtimet që i kam dhënë

Kryetari i Komunës së Suharekës, dhe kandidati i AAK-së në zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Bali Muharremaj, ka thënë se i kanë mbetur edhe disa projekte të papërfunduara, dhe se ai dëshiron që ti përfundoj ato në mandatin e ardhshëm, dhe ti mbajë premtimet para qytetarëve.

“Pasi që kam thënë edhe ne zgjedhjet e vitit 2017, unë do të jem kandidatë për mandatin e dytë në zgjedhjet komunale në Suharekë, kemi filluar shumë projekte, dhe i kemi përfundu, por i kemi disa pa përfundu, kështu që kisha pasë dëshirë që para qytetarëve të Suharekës edhe këto projekte të vazhdojnë”, tha Muharremaj në Prime Time.

Tutje Muharremaj ka treguar disa nga projektet që ka përfunduar në komunën e Suharekës, si dhe pse ai meriton edhe në mandat në krye të kësaj komune.

“Jam i afërt me të gjithë qytetarët me të gjitha shtresat, kemi bërë punë shumë të mira shumë të mëdha, dhe besoj që edhe qytetarët janë të kënaqur, dhe besoj që do ta marr edhe mandatin e dytë, tuj vlerësuar punët e terrenit gjithashtu përparësitë që i kemi pasur, ndryshimet që janë bo në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, në ambient, kemi marr 10 milion euro donacione për katër vite, kemi ndërtu tuj e falëndëru edhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, tuj i falënderu donatorët ka pas donatorë nga komuna e Suharekës, kemi ndërtu mbi 100 shtëpi në komunën e Suharekës, njashtu kemi dhënë 73 banesa për familjet e dëshmorëve, dhe kemi marrë shumë subvencione, dhe donacione, si dhe kemi shtuar sasinë e ujit, kemi ndryshuar infrastrukturën, cilësinë në arsim, shëndetësinë, kështu që unë besoj se e meritojë edhe një mandatë të jem kryetarë i komunës së Suharekës.”, tha Muharremaj në Kanal10./PORTALI.info/