Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Suharekë, Murtez Zekolli ka thënë së ai nuk është i kënaqur me punët që janë bërë, dhe se ai dëshiron të bëjë më shumë nëse fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.
“Të them të drejtën unë nuk kam qenë i kënaqur me punët që janë bërë në Suharekë, dhe kam mendu që muj me dhanë pak më tepër, për atë arsye e kemi hartuar një plan qeverisës nga ekspert të fushave të caktuara, është një program i thjeshtë, i qartë, dhe i realizueshëm”
“E kaluara ime është e pastër, punë dhe vlerë të pastër, gjithë jetën ia kam kushtuar punës, familjes, arsimit, institucioneve dhe vendit tim”, tha Zekolli në Prime Time, në Kanal10./PORTALI.info/