Ju prezentojmë Kandidatin për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje z.Drilon Zyba
Drilon Zyba u lind më 3 maj 1990 në fshatin Bukosh, Komuna e Suharekës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje ndërsa të mesmën në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë. Vazhdoi studimet në Universitetin “Biznesi” Menaxhim i Emergjencave në Prizren.
Që nga viti 2008 është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i kryesisë.
Prej vitit 2018 është themelues i Këshillit lokal për siguri publike (KLSP) në Suharekë.
Poashtu ka punuar në kompaninë private “Data Systems” në ndërtimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH).
Në qeverinë Kurti I ka qenë i angazhuar si nënpunës në kabinetin e ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari pozitë të cilën vazhdon ta ushtron ende në Qeverinë Kurti II.