Disa eshtra të cilat dyshohet se janë të njeriut janë gjetur brenda një kasolleje që është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:44, në fshatin Nëpërbisht të Suharekës.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit.

“Fillimisht është provuar të kontaktohet me pronarin e kasolles, por i njëjti nuk është përgjigjur. Në brendësi të kasolles së djegur janë gjetur eshtra që besohet se janë eshtra njeriu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzikës”, thanë nga policia .

Sipas informacioneve të para, policia bën të ditur se pronari i kasolles ka jetuar i vetëm aty.

Burimi i ljamit: D Channel

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT