U sulmua me thikë nga klienti, vdes në spital kryekamarieri

Sonte ka vdekur Gazment Kurmaku, 50-vjeçari nga qyteti i Elbasanit, i cili prej pesë ditësh ishte në “vdekje klinike” në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pesë ditë më parë, Kurmaku, i cili ishte shef shërbimi te një restorant në dalje të Elbasanit, u qëllua me grushte dhe sende të forta nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolina ku ishte ulur ishte rezervuar.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e njoftoi se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar, shkruan ABC News. 

Për shkak të sulmit nga i dyshuari, 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni dhe përfundoi në gjendje kome.

I dyshuari, sipas mediave në Shqipëri, gjendet akoma në arrati.

I dyshuari Erjon Llapushi

Viktima Gazment Kurmaku