Këngëtarja e njohur, Adele e ka thyer heshtjen, duke folur kështu për divorcin dhe vështirësitë që kaloi pas asaj periudhe.

Bukuroshja 33-vjeçare kohëve të fundit i është përkushtuar albumit të saj të katërt. Ky është projekti i saj i parë që pas divorcimit me Simon Konecki, nga i cili u nda në prill të vitit 2019 pas shtatë vitesh martesë.

Dyshja kanë një djalë 8-vjeçar, Angelo, për të cilin Adele tha se është shumë i pakënaqur me ndarjen e prindërve.

Ajo tha se albumi i radhës do të jetë përgjigje për të gjitha pyetjet që ka pasur djali i saj gjatë kësaj periudhe.

“Djali im ka pasur shumë pyetje. Pyetje vërtetë të mira, vërtetë të pafajshme, të cilave unë thjesht nuk kam mundur t’iu përgjigjem”, u shpreh Adele.

Tutje, këngëtarja shtoi se djali vazhdimisht i kërkon sqarime se pse ajo dhe babai nuk mund të qëndrojnë bashkë

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT