Pritje e ngrohtë për Ardian Shalën në fshatin Nishor

Në fshatin Kastërc, së bashku me kandidaten e LDK-së për Asamblenë komunale, Elmaze Bytyçi, biseduam me banorët e këtij fshati, ku gjetëm mbështetje të plotë për programin qeverisës të LDK-së.

Këtu prezentuam planin tonë investues të qeverisjes së ardhme për këtë fshat.

Zgjidhja e problemit të ujit, rregullimi rrugëve lokale, rregullimi i trotuarit të rrugës kryesore nga shkolla deri në hyrje te fshatit Semetisht, rregullimi i kanalizimit në lagjen “Bajram Hajdari” dhe në rrugën “Kalaja”, rregullimi i parqeve dhe këndit të lojrave për fëmijë dhe rregullimi i rrugëve fushore.

Janë plane ambicioze që do ti realizojmë në këtë fshat. Ne do të sjellim ndryshimin, më 17 tetor.

Falënderoj qytetarët për pritjen e ngrohtë dhe vendosmërinë për të bërë ndryshimin.

Suhareka për të gjithë!

LDK160

ArdianShala