Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të takohet me Dominic Bosel në “Getec Arena” të Gjermanisë për të mbrojtur titullin në IBO.

Ky meç fillon nga ora 23:00 (e shtunë), ndërsa matjet zyrtare tashmë janë kryer.

Të dy boksierët kanë pasur peshën e njëjtë, duke u ndalur në 79.3 kilogram.

Lufta mes Krasniqit dhe Bosel, do të jetë revansh pasi që Krasniqi e kishte mposhtur një vit më parë ish partnerin e tij të stërvitjes.

Krasniqi e nokautoi konkurrentin e tij Bösel në raundin e tretë, duke ia marr titullin në IBO.

Pas 364 ditëve do të kemi sërish një duel të dyshes, ku shpresojmë që boksieri ynë të dal sërish triumfues.

TE FUNDIT