NJË PARCELË NË PJESËN LINDORE TË KOMUNËS PËR DEPONI TË MBETURINAVE TË FORTA

AKTIVITETI IM NJËZET E DY NË ASAMBLE. Të nderuar bashkëfshatar të Mushtishtit dhe banorë të Suharekës, duke parë se gjithënjë e më shumë ndotjen e ambientit nga mbeturinat e forta ( nga rrënimet e shtëpive si: beton, armaturë, dru, tulla , paisje shtëpiake, etj.)Unë do të angazhohem dhe inicoj në asamblenë komunale që të caktohet “ NJË PARCELË NË PJESËN LINDORE TË KOMUNËS (MBI ASFALT SI I THEMI NE)PËR DEPONI TË MBETURINAVE TË FORTA”.Kjo për arsye se deponia e caktuar në Shirokë për këtë pjesë të banorëve është e largët.Në këtë deponi të angazhohen paisje dhe punëtor për sistemim të mbeturinave e pas një periudhe disa vjeqare të mbulohet dhe të krijohet një hapsirë gjelbëruese.Për realizimin e këtij zotimi kërkoj besimin tuaj me votë dhe “PËRKRAHJE NË SECILEN FAMILJE” vota juaj fuqi për mua!