Kandidatja për Asamble Komunale Bulëza Kuçi së bashku me Dr.Ardian Shalen mbajten takim në nëndegën Suhareka 2

Mbrëm nëndega e dytë, kjo zonë e ndikimit të fuqishëm të vizionit të LDK në komunën e Suharekës, me anëtarësi besnike dhe të devotshme, më siguroi se uniteti është kryefjala, fitorja është misioni.

E përgëzova kryesinë dhe anëtarët e Nëndegës së Dytë, duke ritheksuar se vizioni ynë është ndryshimi, është Suhareka për të gjithë.

Devotshmëria e anëtarësisë së LDK-së në Suharekë mund të matet këtu, në vatrën e veprimit, mendimit dhe solidaritetit të anëtarësisë së gjerë, të gatshëm si asnjë herë më parë, për ndryshim, për fitore.

Faleminderit, ne jemi gati për qeverisje të mirë. Jemi gati për qeverisje ndryshe, me transparencë, llogaridhënie dhe barazi para ligjit.

Suhareka për të gjithë!