Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar për shkak të mos lehtësimit të masave kufizuese kundër COVID-19
Përmes në një postim në Facebook kjo shoqatë shkruan se masat aktuale për veprimtarinë e bizneseve duhet të lehtësohen.
Gjithashtu, gastronomët konsiderojnë se masat aktuale nuk kanë efekt në uljen e rasteve të reja me koronavirus, andaj i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një takim të përbashkët në të cilin do të arrihej një zgjidhje adekuate për masat aktuale