Momenti kur një mjet shpërthen derisa gazetarja ishte në transmetim live në veri

Tashmë janë publikuar pamje të reja të sulmit të gazetarëve kosovarë, në veri të vendit. 

Një gazetare e Kanal 10 derisa ishte duke raportuar, në afërsi të saj është hedhur një mjet shpërthyes.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AHK-së.

VIDEO: https://fb.watch/8CHyFmEfNf