Sot u raportua se kamionë të kompanisë së pastrimit në Mitrovicën Veriore, “Standard”, ku drejtor figuron të jetë ministri i Qeverisë Kurti, Goran Rakiq, po bllokojnë rrugën në veri, pas aksionit të Policisë së Kosovës.
Për këtë çështje në një konferencë për media është pyetur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkruan Sinjali.
Reklame
Ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet dhe se askush nuk është mbi ligjin.
“Tash po dëgjoj që ministri Rakiq paska kompani. Është çështje e hetimeve policore, po kërkoj nga drejtori që të hetohet. Askush, ama askush është mbi ligjin. Kushdo që shkel ligjin do të vihet para drejtësisë”, tha Sveçla.