Gjenden të vdekur 4 rusë në Shqipëri

Dy persona të gjinisë mashkullore dhe dy të asaj femërore janë gjetur të vdekur në një saunë në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rusë dhe ishin prej së paku një javë në pushim në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunës të këtij hoteli në Qerret, raporton ABC news.

Kanë qenë turistët e tjerë të grupit që e kanë parë që këta persona janë vonuar dhe kanë nisur të kërkojnë. Më pas i kanë gjetur të vdekur në një dhomë saune