Ja nga sa vota kanë marrur kandidatët për kryetar në qytet

Në zgjedhjet lokale të mbajtura dje 17.10.2021, në komunën e Suharekës kanë garuar katër kandidat për postin e kryetarit të komunës; Bali Muharremaj (AAK), Ardian Shala (LDK), Salih Zyba (VV), dhe Murtez Zekolli (PDK)

Në zgjedhje kanë votuar rreth 27.000 qytetar, të cilët kanë vendosur që Bali Muharremaj të vazhdoj  të udhëheq komunën edhe për katër vitet e ardshme.

Sipas rezultateve preliminare, Bali Muharremaj ka marrur besimin e 13,934 qytetarëve apo 52.52%, Ardian Shala 7805 (29.42%), Salih Zyba 2429 (9.16%) dhe Murtez Zekolli 2363 (8.91%)

Ndërsa vetëm në qytet, ku dhe është numri më I madh I votuesve, qytetarët kanë votuar si në vijim:

Bali Muharremaj = 2996 vota
Ardian Shala=1543 vota
Salih Zyba=460 vota
Murtez Zekolli= 249 vota