Për herë të parë në Suharekë, një femër del më e votuara për asamble

Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 17.10.2021, në garën për asamble komunale kanë garuar një numër i konsiderueshëm të gjinisë femrore.

Ajo çka bie në sy nga rezultatet preliminare, është se në këto zgjedhje gjinia femrore kanë arritur të grumbullojnë numër të konsiderueshëm të votave.

Disa nga femrat kandidate kanë arritur të grumbullojnë shumë tepër sesa kolegët e tyre meshkuj. Kështu duke mos pasur nevojë për ta shfrytëzuar kuotën gjinore.

Sanie Kuqi Rexhepaj

Madje në këto zgjedhje kandidatje më e votuar në nivel lokal është Sanie Kuqi Rexhepaj (AAK) – Drejtoreshë e Urbanizmit në komunën e Suharekës.