OBSh tregon edhe sa kohë do të zgjasë pandemia

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) parashikon që pandemia e COVID-19 do të zgjasë një vit më shumë se sa duhet pasi vendet më të varfra nuk po marrin vaksinat që u nevojiten.

Problemi COVID “mund të zgjasë lehtë deri në vitin 2022”, sipas Dr.Bruce Aylward, udhëheqës i lartë në OBSH.

Në Afrikë, vetëm rreth 5% e popullsisë është vaksinuar, krahasuar me 40% në shumicën e kontinenteve të tjera.

Më shumë se 10 milionë imunizime janë furnizuar nga vendet e tjera në nevojë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dr.Aylward u bëri thirrje vendeve më të pasura të braktisin radhën e vaksinave në mënyrë që kompanitë farmaceutike të përqendrohen në kombet më të varfra të botës.

“Unë mund t’ju them se ne nuk jemi në rrugën e duhur,” pranoi ai. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të shpejtojmë gjërat, ose ndryshe, çfarë do të bëjmë? Kjo pandemi do të zgjasë një vit më shumë seç duhet”.

Sipas mediave angleze shumica e vaksinimeve kundër COVID u janë ofruar njerëzve në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme. Vetëm 2.6% e të gjitha dozave sigurohen në Afrikë.

Covax vendosi një qëllim për të dhënë dy miliardë doza vaksinash deri më tani.