Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, ka mbajtur Kuvendin zgjedhor

OKPIP, sot ka mbajtur seancën e rregullt katërvjeçare dhe Kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur organet drejtuese të saj.

Në këtë Kuvend zgjedhor ishte e ftuar edhe nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila ka përshëndetur të pranishmit dhe ka premtuar se në suaza të mundësive që ka Komuna do të ndihmojë këtë kategori.

Në seancën e rregullt pra janë shqyrtuar dhe aprovuar njëkohësisht edhe Plani i Punës, Raporti financiar, Plani financiar dhe janë zgjedhur edhe delegatët e Kuvendit, kryetari i Kuvendit dhe një delegat i cili do ta përfaqësoj OKPIP-n komunal në Kuvendin e LKP-së në Prishtinë.