Austria nga 1 nëntori do të kërkojë certifikatën e vaksinimit

Mësohet se nga data 1 nëntor shumica e punonjësve në Austri do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.

Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.

Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve.

Pasi mesatarja shtatëditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.

Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.