Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira
Mëngjesi do të jetë me mjegull, gjatë ditës do të ketë diell ndërsa në mbrëmje do të shtohen vranësirat.
E të shtunën pritet të rikthehen reshjet e shiut.
Sipas IHMK-së, të premten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, derisa të shtunën mot i vranët dhe herë pas here me shi.
“Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme”, ka njoftuar IHMK-ja