Kosova, i vetmi vend në rajon që ka ende orë policore

Qeveria e Kosovës pritet që shumë shpejtë të miratoj masat e reja anti-COVID.

Në mesin e masave që pritet të miratohen është edhe ndryshimi i orës policore. Ku pritet që ora policore  të filloj nga ora 00:00 të vazhdoj deri në ora 05:00, kurse orari i gastronomisë të zgjatet deri në 23:00.

Ndërkaq, aktualisht ora policore fillon nga 22:00 deri në 05:00, ndërsa orari i gastronomisë është nga ora 21:30.

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka treguar se vendi jonë është i vetmi shtet në rajon që ka orë policore.

“Jemi shtetit i vetëm në rajon dhe më gjerë që kemi orë policore dhe që maska duhet të bartet edhe në ambient të jashtëm”, tha ai.

Më poshtë keni masat që shtetet e rajonit kanë në fuqi  – Në këto vende nuk ka orë policore.

Bullgaria: Maskat vetëm stafi i lokaleve në ambient te mbyllur, nuk ka orë policore/ nuk ka pasur asnjëherë

Kroacia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore/ nuk ka pasur asnjëherë

Shqipëria: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Serbia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Mali i Zi: Maskat vetëm në ambiente të jashtme, nuk ka orë policore.

Maqedonia e veriut: Maskat vetëm në ambient te mbyllur, nuk ka orë policore

Moldavia: Maskat vetëm ne ambient të mbyllur, nuk ka orë policore

Rumania: Për momentin maskat nuk janë obligative, për momentin nuk ka orë policore.

Sllovenia: Maskat obligative në ambient të mbyllur, nuk ka orë policore.