Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të shtunën e 23 tetorit, ka përkujtuar një prej figurave “më të ndritur tre letërsisë shqiptare, At Gjergj Fishta.

“Sot nderojmë me përulësi, mirënjohje dhe respektin më të thellë, një prej kolosëve të shqiptarizmës, mbrojtësin e paepur të interesit kombëtar dhe epikun e madh dhe shprehësin më të fuqishëm të idealeve atdhetare dhe demokratike, , iluministin e paharruar At Gjergj Fishta”, shkruan ai me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Fishtës.

Duke e cilësuar si “personalitetin e jashtëzakonshëm politik, artistik, diplomatik dhe klerik, që si rrallë kush jetësoi vlerat e Rilindjes Kombëtare”, presidenti i vendit thotë se, roli i tij “thelbësor” në Kongresin e Manastirit, për unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e bën kontributin e tij “një gurthemel të rëndësishëm” të vetëdijes shqiptare.

At Gjergj Fishta 

Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871, me emrin e pagëzimit Zef. Me dakordësinë e prindërve, Fishta u bë frat (murg) pranë Famullisë së Troshanit.

Më vonë Fishta shkoi në shkollën françeskane në Shkodër, deri në vitin 1880. Gjashtë vite më vonë ai u nis drejt Bosnje Hercegovinës nga Urdhri Françeskan, ku edhe ndërroi emrin nga Zef në Gjergj.

Në vitin 1993 ai u rikthye në atdhe, ku dhe mori titullin meshar, pasi kreu studimet në Bosnje Hercegovinë.

Prej disa vitesh, Fishta punoi si mësues në Kolegjin e Troshanit. Të dielave ai mbulonte me shërbim meshtarak, kishën famullitare të Zojës Nunciatë, në Lezhë, ku shërbeu si kapelan.

Në 1902 u emërua i pari drejtor shqiptar i shkollës françeskane. Porsa mori drejtimin e shkollës, ndërroi gjuhën e mësimdhënies nga italishtja në gjuhën shqipe.

Atje u takua me senatorë katolikë, të cilët ndikuan tek Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, për njohjen diplomatike Shqipërisë së pavarur.

Gjergj Fishta ka mbështetur “Lëvizjen e qershorit”, por me rikthimin e legjitimitetit nga forcat e Ahmet Zogut, qëndroi në arrati deri në vitin 1926, kur pati një dekret të veçantë për amnistim.

Pas pushtimit italian, më 3 qershor 1939 Fishta emërohet akademik i Italisë.

Nga fundi i vitit 1940, Fishta u kthye në Troshan, ku kishte filluar jetën rregulltare dhe atë letrare.

Më 14 dhjetor Fishtën e sjellin në Shkodër, ku u shtrua në spital për një sëmundje zemre dhe polmoni.

16 ditë më vonë, më 30 dhjetor të 1940-s, At Gjergj Fishta ndërron jetë

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT