Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin e ri për masat anti-COVID që do të aplikohen në tërë territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi të ri, bartja e maskës është obligative në të gjitha rastet përveç: Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes; Gjatë vrapit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike; Gjatë ngrënies apo pijes, si dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Gjithashtu, qeveria e Kosovës ka vendosur për zgjatjen e orarit të qarkullimit nga ora 22:00 në ora 00:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Sa i përket punës së gastronomisë, orari është zgjatur deri në ora 23:00, ndërsa muzika duhet të ndalet në ora 21:30. 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT