Gastronomët nesër protestojnë para Qeverisë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka ftuar të gjithë gastronomët nesër që të dalin para Qeverisë dhe të protestojnë, transmeton SuharekaExpress.

Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se protesta parashihet të mbahet në orën 21:30. Sipas tij kjo protestë do të bëhet me makina e sirena.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!”, ka shkruar ai në Facebook

Kujtojmë se pak më parë shoqata e gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në Facebook kundërshtuan masat e reja të vendosura sot nga Qeveria e Kosovës.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë”, shkruhet në postim