Lajmi i lindjes rekord në Marok, ku një 25-vjeçare lindi 9 fëmijë përnjëherë, habiti opinionin publik, madje shumë ishin ata që u treguan skeptikë që diçka e tillë të kishte ndodhur vërtetë. Për herë të parë kanë dalë fotografitë e “nëntënjakëve”, të rritur tashmë, dhe pamja është befasuese, jo vetëm për numrin e tyre, por edhe për shëndetin që gëzojnë.
Katër meshkujt dhe 5 femrat u futën në inkubatorë dhe u mbikëqyrën ditë e natë nga një ekip mjekësh. Sot fëmijët e çiftit nga Mali të cilit iu mbush shtëpia, duken në gjendje optimale edhe pse lindën para kohe dhe me një peshë që nuk tejkalonte 1 kilogramët. Prindërit thonë se familja e madhe, në vetvete sa një ekip futbolli, mund të kthehet në shtëpinë tyre në Timbuktu për pak ditë, ku për momentin mjaftojnë 3 dhomat dhe kuzhina në pronësi.
Deri më tani, edhe për shkak të jehonës së madhe në mediat botërore, shpenzimet dhe burimet njerëzore për të mbajtur fëmijët janë paguar nga spitali në Marok dhe pjesërisht nga qeveria e Malit, që do të vijojë të ndihmojë çiftin që çdo ditë i duhet të përdorë rreth 100 bebelina dhe të paktën 6 litra qumësht

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT