Suhareka me më së shumti vota nga diaspora, Ardian Shala më i votuari nga të gjithë kandidatët e komunave

Të dielën e kaluar u mbajtën zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. E edhe në këto zgjedhje u përfshinë votat e diasporës, mirëpo për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit, në këto zgjedhje pati shumë më pak vota nga mërgata.

E nga të gjitha komunat, më së shumti votues nga diaspora ka pasur komuna e Suharekës. Në këtë komunë kanë dërguar vota me postë 1,226 mërgimtarë.

E dyta është komuna e Junikut, me 843 votues, ndërsa e treta është Gjakova me 711 votues.

Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, është kandidati më i votuar në Kosovë nga votat e diasporës. shala ka arritur të mbledh gjithsejt 711vota

Nga këto zgjedhje, 21 komuna nuk kanë arritur ta zgjedhin prijësin e tyre, që do të thotë se do të shkojnë në balotazh.

Balotazhi pritet të mbahet me 17 nëntor.